Gjykata lë në qeli Loni Çobon dhe drejtorin kinez të Bankers Petroleum, Xiao

spot_img
Advertisements

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao. Seanca u zhvillua sot, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ambasadës kineze në Tiranë.

Të arrestuarit kishin kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura më parë nga Gjykata e Fierit, por Apeli rrëzoi kërkesat e tyre, duke mbështetur qëndrimin e Prokurorisë. Megjithatë, për disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në hetime, Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë.

spot_img

Latest articles

Related articles