Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bankers-it.
Masa “arrest me burg” u caktua për ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. Këta të fundit ankimuan masat e sigurisë që u lanë në fuqi nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Përfaqësues të Ambasadës së Kinës nuk u lejuan të ndjekin nga afër seancën.
Prokuroria i akuzon të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.



