Një vrasje ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së sotme në Vaun e Dejës në Shkodër.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram dhe policia e konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri.
Viktima është Frrok Lleshaj, 65 vjeç, kurse forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Viktima mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.



