Një 27-vjeçar me iniciale Kostandin Dramolli,., është proceduar penalisht në Korçë. 27-vjeçari rreth orës 02:15 të mëngjesit ka goditur me gurë xhamat e bashkisë Korçës.
Ai i ka goditur gjatë kohës që ka live në Instagram. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
ky shtetas u shpreh i inatosur për aksionet e IKMT-së, për lirimin e hapësirave publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku dhe ai banon.Dramolli mësohet se ka qenë ish-portier i Skënderbeut dhe gjatë karrierës së tij, përveç klubit korçar ka qenë edhe pjesë e Bylisit, Pogradecit, skuadrës greke Pierikos dhe Maliqit. Te kjo e fundit ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.



