Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren rezultoi ndryshe.
Sot banaku ishte bosh gjatë gjithë ditës. Askush nuk u paraqit për të shitur dhe banorët nuk kishin informacion nëse do hapej sërish.
Sipas tyre, 12-vjeçari banon në një vilë luksoze në Green Coast dhe nuk është fëmijë në nevojë, siç mund të linte të nënkuptohej nga reklama.
Mbyllja mund të lidhet me faktin se ishte ditë pushimi ose me shqetësimin për ndonjë ndërhyrje nga inspektorati i punës për punësim të të miturve. Në çdo rast, reklama ndonjëherë mund të bëjë më shumë dëm se mirë.