Wizz Air, kompania ajrore më miqësore me mjedisin në Evropë, ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e një linje të re direkte që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) me Aeroportin Gatwick të Londrës (LGW).
Biletat do të jenë në shitje duke filluar nga data 1 gusht 2025, ndërsa fluturimi i parë do të realizohet më 26 tetor 2025. Linja e re do të operojë pesë herë në javë, çdo të martë, të mërkurë, të enjte, të shtunë dhe të diel, duke u ofruar udhëtarëve më shumë mundësi zgjedhjesh të përballueshme për të arritur në një nga aeroportet më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Londrës.
Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimit Korporativ në Wizz Air, u shpreh:
“Jemi të entuziazmuar që po zgjerojmë më tej rrjetin tonë në Tiranë me shtimin e linjës për në Londër Gatwick. Kjo linjë e re thekson përkushtimin tonë për t’u ofruar udhëtarëve shqiptarë mundësi të reja udhëtimi me çmime të leverdishme, ndërsa mirëpresim gjithashtu vizitorë nga Mbretëria e Bashkuar për të zbuluar Tiranën dhe më gjerë. Si gjithmonë, mbetemi të përkushtuar për të ofruar udhëtime të përballueshme, të besueshme dhe të qëndrueshme në të gjithë Europën.”
Me këtë shtesë të re, Wizz Air vazhdon të mbetet një nga kompanitë kryesore ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke ofruar tashmë 53 destinacione nga Shqipëria, si dhe duke nxitur më tej turizmin, biznesin dhe shkëmbimet kulturore.
Detajet e fluturimit:
- Linja: Tiranë (TIA) – Londër Gatwick (LGW)
- Fillimi i shitjes së biletave: 1 gusht 2025
- Fluturimi i parë: 26 tetor 2025
- Frekuenca: Çdo të martë, të mërkurë, të enjte, të shtunë dhe të diel
- Rezervime: www.wizzair.com ose aplikacioni celular i Wizz Air