Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt 2025 me urdhër të SPAK, ditën e djeshme në një reagim publik i adresoi 7 pyetje Prokurorisë së Posaçme, për të cilat tha se shpreson të marrë përgjigje.
Veliaj kërkon të dijë nga SPAK kush është realisht Nesti Angoni. Përse zonjat që ishin caktuar si gjyqtare për masën e tij mendore u sëmurën menjëherë? A ka konflikt interesi me një prokuror që kritikonte pakënaqësitë nga bashkia? Pse i ndalohej takimi me avokatët e huaj, duke cenuar të drejtën për mbrojtje ligjore?
Dumani: Nuk u përgjigjemi të pandehurve. Ne reagojmë vetëm në rrugë ligjore, kur ka pretendime dhe kur paraqiten memo nga avokatët. Kjo është forma procedurale. Dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale.Kreu i SPAK tha gjithashtu se nëse politika vendos të bëjë ndryshime apo mendon se SPAK nuk është më i nevojshëm, është një çështje që i takon politikës. Megjithatë, Dumani theksoi se Prokuroria e Posaçme është kthyer në institcionin më të besuar të qytetarëve në këto 5 vite punë.