Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar pedagogu dhe opinionisti Ermal Hasimja i cili diskutoi edhe për draftin e Kodit Penal i cili u vendos pak ditë më parë në Shqipëri.
Ai tha se aktualisht ka disa rëndime në dënimet e kodit të ri penal.
Hasimja shtoi më tej se për shkeljet penale të lehta aktualisht kemi dënime të rënda duke i cilësuar ato si të pahijshme.
“Unë i kam ndjekur këto zhvillime me një lloj shqetësimi pasi mund të shikosh edhe vendosjen e disa penaliteteve dhe mund të them se kemi edhe disa rendime. Për shkelje penale të lehta , kemi dënime të rënda dhe them se kjo është e pahijshme”, përfundoi Hasimja