Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim informal me gazetarët që mbulojnë punën e institucionit, ku ka ndarë detaje mbi punën e deritanishme, prioritetet dhe sfidat kryesore për vitin 2025.
Për çështjen që lidhet me kompaninë “Bankers”, Dumani u shpreh se nëse Prokuroria e Fierit konstaton se ka elementë që bien në kompetencë të SPAK, duhet t’ia përcjellë këtë institucion. Vendimmarrja për kompetencën mbetet në vlerësimin e tyre.