ANALIZA e humbjes spektatolare të Sali Berishës në zgjedhje

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

Falë gjeniut Sali Berisha, sot Edi Rama ka 83+3 mandate për ta miratuar Kodin Penal vetë, pa konsensus me opozitën.

Farsa zgjedhore, masakra e këto, janë justifikime banale, misër për pulat. Edi Rama ka luajtur 100fish më egër në 2021 sepse i rrezikohej pushteti dhe, sado egër luajti, mori 74+3, nuk mori shumicë të cilësuar 84+. Në 2025 nuk rrezikohej, nuk luajti aq egër sa në 2021 sepse nuk pati nevojë por mori 83+3.

Në sisteme parlamentare opozita ka rol të madh në kufizimin e pushtetit sepse pamundëson shumicat e cilësuara e si rrjedhojë pushteti është i detyruar të negociojë me opozitën për Kodet dhe Kushtetutën. Opozita është garanci dhe mbrojtje. Tani imagjinoni sa i dobët e sa rrangall është Berisha me taraf, saqë nuk ka mundur as ta kufizojë pushtetin për të mos marrë 84 mandate. Po të kishte opozita 63 mandate si në vitin 2021, do të mundej t’i korrektonte propozimet e Ramës për Kodin Penal dhe do të mbronte njerëzit nga shfrenimi i pushtetit. Por nuk i ka, ka 50+4 të vegjëlit. Rama i ka bërë detyrat e tij si pushtetar, ka marrë aq pushtet sa ka mundur.

Berisha me taraf nuk e ka bërë detyrën si opozitar, ka mundësuar që Rama të marrë 84. Është dështim i thellë e total por nuk guxon askush tia përmendë se e masakrojnë. Me ketë ritëm dhe qasje, pritet që në 2029 t’i mundësojnë Edi Ramës shumicë kushtetuese 94+. Fundja qëllimi i opozitës në fjalë nuk është mbrojtja e njerëzve nga oreksi i pushtetit por, mbrojtja e një njeriu nga e shkuara e tij.

Latest articles

Related articles