Në vitin 2015, pas një mandati të shkurtër si Ministër i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj kandidon për Bashkinë e Tiranës nën siglën e Partisë Socialiste. Ai fitoi me një rezultat të thellë ndaj rivalit të opozitës, duke sjellë në fushatë figurën e politikani të ri i cili ishte gati të transformonte kryeqytetin.
Por ajo nisi si një mision zhvillimi dhe ndryshimi, me kalimin e kohës u kthye në një strukturë të centralizuar vendimmarrjeje, ku çdo tender, emërim apo projekt i madh kalonte në një rreth të mbyllur individësh me lidhje të forta personale me kryetarin e bashkisë.
Erion Veliaj nuk e pati të vështirë për të fituar një mandat të dytë në krye të bashkisë, pasi në zgjedhjet e 2019 ai ishte kandidat i vetëm në zgjedhje pasi opozita në atë kohë vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Veprim politik i cili e forcoi pushtetin e Veliaj dhe ndjekësve të tij por në të njëjtën kohë e bëri pushtetin e tij më agresiv edhe pse ndaj tij tashmë hidheshin akuza të forta për abuzim me paratë e qytetarëve të Tiranës.
Në vitin 2023, Veliaj përfundoi mandatin e tij të dytë dhe u rizgjodh për një të tretë, duke bërë që të qëndrojë në krye të Bashkisë për mbi një dekadë. Gjatë kësaj kohe, qyteti u transformua ndjeshëm, por paralelisht nisën të shtoheshin dhe akuzat për mungesë transparence në ndarjen e fondeve publike, ndikim të jashtëligjshëm në institucionet e varësisë dhe përdorim të të njëjtëve biznese për të ruajtur kontrollin mbi sektorë kyç.
Pavarësish akuzave të cilat vinin kryesisht nga opozita politike pasi shumë pak media raportonin mbi atë që ndodhte në bashki gjerat filluan të bëhen serioze për Veliajn në prillin e 2024 ku ai qëndroi më shumë se 7 orë në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Roli i tij në këtë çështje është ende i pasqaruar edhe sot pasi SPAK e ka ende çështje nën hetim.
Por zullumi në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj ishte më shumë se sa kaq. Në SPAK në verën e 2023 mbërriti një kallëzim nga Nesti Angoni një person i cili nuk ekziston, por në denoncimin e tij kishte prova dhe fakte te cilat vlejtën për prokurorinë. Në dhjetor të 2024 Veliaj rikthhet serish në SPAK këtë radhe për tu pyetur për hetimin pasuror duke qëndruar aty rreth 5 orë.
Fokusi i kallëzimin ishte pasuria e Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, të cilët kishin krijuar një skemë korrupsioni me qëllimin e vetëm përfitimin e parave duke shfrytëzuar postin e kryetarin të bashkisë.
Pjesë e kësaj skeme ishin lidhje të afërta të çiftit Veliaj-Xoxa dhe biznesmenë të cilët për 10 vite sa Veliaj qëndroi në krye të bashkisë kanë përfituar lejë ndërtimi si dhe tendera në vlerën e qindra miliona eurove.
Skema thotë prokuroria ka funksionuar për vite me radhë dhe krye të sajë qëndronin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Zonja e parë e qytetit të Tiranës dhe lidhjet e saj familjare dhe shoqërore kishin krijuar një rrjet të ngushtë organizatash joqeveritare dhe kompani fiktive, përmes të cilave kanalizoheshin fonde publike nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës.
Gjithashtu biznesmenë të rëndësishëm në Tiranë pasi kishin përfituar të mirat materiale nga bashkia e Tiranës kanalizonin drejt këtyre entiteve dhjetëra mijëra euro, në formën e donacioneve.
Në shkurt të 2025 SPAK vendos të arrestoj Veliaj dhe caktuar disa masa sigurie për gruan e e tij si dhe biznesmenë të cilët kishin ndihmuar në këtë afere korruptive.
Prej shkurtit prokurorisë iu desh dhe 5 muaj të tjera hetimi për ti komunikuar akuzën persona të përfshire dhe tashmë ata për SPAK do ta vazhdojnë betejë e tyre ligjore në gjykatë. Në dosjen voluminoze prej 60 mijë faqesh prokuroria ka renditur edhe disa prova të reja që kryesisht janë dëshmi për mënyrën se si kanë funksionuar skema dhe biznesmenët e përfshirë në të.
Kronos ka investiguar në disa puntata të tij atë çfarë ka ndodhur më hetimin e dosjes së Veliajt. Në këtë episod do të fokusohemi tek provat e reja të prokurorisë të cilët shërbyen për ta marrë të pandehur atë, gruan e tij, miqtë dhe biznesmenët e ndërtimit.
Këto organizata, të cilat në dukje kishin qëllime kulturore dhe sociale, në fakt përdoren për të fryrë kontratat dhe për të justifikuar shpenzime . Për ta bërë më të kuptueshme në do të sjellim rastin e organizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit, i cili në letër organizohej nga Teatri i Operas dhe Baletit por de facto çdo detaj kontrollohej nga Ajola Xoxa. Abigeila Voshtina, ish-drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit ka dhënë një dëshmitë shumë interesante në SPAK që shpjegon si funksionon skema.
Ish-drejtoresha pranon se firmosi dokumente në kundërshtim me ligjin për shkak të presionit të Ajola Xoxes dhe për këtë ajo përdorte emrin e bashkëshortit të saj Erion Veliaj, i cili drejtonte bashkinë Tiranë.
Ajo sqaron në dëshmi se kontratat ishin hartuar nga Ajola Xoxa dhe përfitues i saj ishte kompania e Elman Abules, mikun të çiftit Veliaj Xoxa.
Ish drejtoresha e TOB tregon dhe momentin kur kriset marrëdhënia e saj me gruan e kryebashkiakut të Tiranës e cila lidhet me shfaqet Sonoma dhe Gravity që do finacoheshin nga Ministria e Kulturës dhe për këtë është bërë një takim. Ajola Xoxa kishte kërkuar që një shumë prej 240,000 euro të menaxhohej nga Qendra Harabel, gjë me të cilën deklaruesja shpjegon se nuk ishte dakord, pasi sipas saj fondet publike duhej të menaxhoheshin nga Teatri dhe jo nga një organizatë e jashtme. Sipas ish drejtoreshën, kjo solli krisjen e marrëdhënies midis saj dhe Ajolës.
Një tjetër personazh i cili ndryshoi dëshminë e tij fillestare dhënë në prokurori ishte Gentian Sula, i cili kishte thënë se 115 mije euro që u gjetën në kasafortën e Ajola Xoxës ia kishte dhënë ai. Këto para ishin kapar për një apartament 220 mijë euro që do të blinte nga Xoxa.
I pyetur në muajin qershor Sula duket që është më i ftohtë dhe e di mirë se çfarë e pret në gënjen në një çështje të tillë. Ai është ftilluar dhe ka kuptuar që vetëm e vërteta mund ta nxjerrë nga nja situatë e vështirë ku ai kishte future vetën.
Ai ka sqaruar se paratë nuk janë të tijat dhe kontrata për blerjen e apartamentit është fiktive pasi kjo gjë i ishte kërkuar si favor nga Xoxa dhe ai nuk e dinte që kjo gjë do përdorej si dokument në prokurori dhe gjykata nga gruaja e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Ai është vendosur në një pozicion bashkëpunues me Prokurorinë asi është një biznesmen i ndershëm që paguan taksa në këtë vend dhe nuk kërkon që emri i tij të njolloset.
‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
Prova tjetër e re që SPAK ka dorëzuar në gjykatë është dëshmia e Adela Kondakçi, financierja e organizatave të Ajola Xoxës. Por në këtë proces dëshmia e saj do të ketë vlerën e një bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe si e tillë ajo ka zbardhur me detaje transfertat dhe si funksiononte skema mes institucioneve dhe biznesmenëve të cilat paguanin Ajola Xoxen.
Ndër të tjera ajo tregon se si merreshin paratë nga kompania e ndërtimit Kontakt e Fatmir Bektashit ku ajo tregon se në një marrëdhënia mes tyre nuk do ishte kontratë sponsorizimi por marrëveshje bashkëpunimi dhe vlera e parave ishte konfirmuar nga Ajola.
Adela Kondakçiu tregon edhe një rast tjetër ku kompanitë e lidhura me gruan e kryebahskiakut morën nga Teatri i Operasa dhe baletit rreth 70 mijë euro. Kompania Rametal e Elman Abules mori 22 mijë euro dhe përmes faturave fiktive për shërbime gjasme juridike, kaloi tek kompania e Ajola Xoxes Partners in Law- ndërsa kompania ASLV mori dy pagesa në vlerën e 21 dhe 26 mijë eurove dhe i kaloi tek kompania Ava Studio që zotërohej nga familjarë të saj.
Gjatë punës së saj Kondakciu tregon se Ajola Xoxa zoteronte shumë të mëdha parash cash të cilat kërkonte që t’i justifikonte dhe t’i injektonte në sistemin bankar duke përdorur mekanizma të ndryshëm.
Në dosjen e prokurorisë së posaçme rezulton edhe emri i vëllait të Erion Veliaj, Arbëh Veliaj i cili zotëron kompaninë Gogel. Kjo kompani ashtu si dhe bizneset e tjera ka marrëdhënie me organizatat dhe OJF që zotëron Ajo Xoxa. Herë pas herë ajo ka faturuar këtë kompani për shërbime jurdike por që në këtë fazë SPAK nuk ka mundur që të faktojë se kemi të bëjmë me marrëdhënie korruptive.
Gjithashtu SPAK është kujdesur që të përfshijë në dosje edhe blerjen e një apartamenti nga ana e Arber Veliajt në një nga kullat në qendër të Tiranës në vlerën e rreth 800 mijë eurove. Gjithashtu janë përfshirë edhe takime që Ajola Xoxa ka zhvilluar me ndërtues të ndryshëm për të blerë ambiente në zonat më të shtrenjta të Tiranë ku metri katrorë varion nga 5 mijë për banim deri 12 mijë euro për biznes.
Dosja është shumë voluminoze dhe nuk mjafton një emision për të sjellë të gjitha detajet e saj, por ky hetim i SPA tregoi se skemat e korrupsionit edhe pse duken të vështira në thelb janë shumë të thjeshta për tu zbardhur, mjafton vullneti.
Megjithatë pikëpyetje të mëdha ngrihen nëse të gjithë janë të përfshirë në këtë hetim të SPAK pasi krijohen përshtypja se disa persona mund të jenë lënë jashtë hetimit apo ata që janë dërguar në gjyq mund të jenë kursyer në akuzë.
Gjykatësja e Apelit që shqyrtoi masat e sigurisë sugjeroi prokurorinë që të shikojë me vëmendje të paktën veprimet e tre personave të dosje të Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Elman Abules, pasi krijohet kushtet e një bashkëpunimi të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Por në deri këtë fazë prokurorët e çështjes nuk kanë arritur ta faktojnë këtë gjë. Interesante do të jetë seanca paraprake që pritet të zhvillohet ne vjeshte ku çështje të ngjashme korrupsioni kanë hapur debat të madh mes gjykatës dhe prokurorëve.
Rasti i Veliajt dhe rrethit të tij të ngushtë nuk është vetëm një hetim për abuzim me fondet publike. Ai është një provë për sistemin e drejtësisë, për integritetin e strukturave të posaçme të hetimit dhe për vullnetin real për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta të administratës publike.
Çështja është premtuese pasi në bankën e të akuzuarve kemi njeriun i cili drejtoi bashkinë e Tiranës në vitet e një zhvillimi kaotik, ku politika kryesore e zhvillimit të qytetit është ndërtimi. Me akuza të shumta se në Tiranë pastrohen para, zaptohet hapësira publike, por që nuk e ndalën këtë model zhvillimi.
Prandaj ajo që do të ndodhë në muajt në vijim nuk do të ndikojë vetëm një individ apo një bashki, por që do të godasë këtë model qeverisje të qytetit dhe zhvillimit të tij. Do të tregojë nëse Shqipëria është e gatshme të përballet me korrupsionin në institucione të rëndësishme siç është Bashkia Tiranë, apo struktura e vjetër e mosndëshkimit do të mbetet e paprekur, edhe kur provat janë të pakundërshtueshme.