Banorët përplasen me Policinë. PS-PD bëhen bashkë në Sarandë, 60 ha tokë i jepen Xhindolit e Buzit

spot_img
Advertisements

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar këtë të mërkurë dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Kompania që ka marre lejen per të ndërtuar parkun fotovoltaik është “Park Sol Energy”, e krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli, me nga 50% të aksioneve secili.

Tensione dhe përplasje ka patur vetëm jashtë godinës, pasi në sallë, këshilltarët e majtë dhe të djathtë, u bënë të gjithë bashkë dhe e votuan uninimisht dhënien e tokës për Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli.

Ndërkohë, banorët që preken nga ky projekt nuk u lejuan që të ndjekin mbedhjen dhe u përplasën me Policinë, të cilët kishin rrethuar godinën e Bashkisë së Sarandës. Banorët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja ndodhet në proces gjyqësor.

“Ne jemi ne gjyq me bashkine dhe vendimi i sotme eshte provim”, thanë ata për mediat.

Banorët e kanë cilësuar vendimin si një akt të njëanshëm që shkel të drejtat e pronësisë dhe i hap rrugë një përplasjeje të mundshme sociale.

“Ne nuk do te lejojme zhvillimin e projektit”, – u shprehën ata të revoltuar.

Në përfundim te mbledhjes, këshilltarët u detyruan te dalin nga dera e pasme për të shmangur kontaktin me komunitetin.

Agim Xhindoli, një prej pronarëve të kompanisë që përfitoi lejen, është një ish demokrat që “kaloi ylberin” dhe u ul në prehërin e Edi Ramës.

Ndërkohë, pronari tjetër i kompanisë, Paqsor Buzi është një nga “peshkaqenët” më të mëdhenj të buxhetit dhe tenderave publike përmes kompanisë së tij, G.P.G.

Në 5 vitet e fundit kjo kompani ka marrë më shumë se 150 milionë euro pagesa nga thesari i shtetit për kontrata nga Fondi i Zhvillimit, ARRSH dhe disa bashki të vendit

Latest articles

Related articles