Senatori Chim Pecs zbulon 2 agjentë të Soros ‘BELO’ e ‘Doktori i ri’, në PD

spot_img
Advertisements

Senatori amerikan republikan Mr. Chim Pecs është rikthyer fuqimisht dhe ka zbuluar 2 agjentë të fshehur të Georg Soros në PD.

Ja dokumentet

I nderuar Prof. Dr. Sali Berisha, lider i padiskutueshëm i demokracisë dhe votës lirë me keqardhje Ju njoftoj se sistemet e inteligjencës ‘5eye’ kanë zbuluar 2 agjentë të infiltruar të Sorosit, për rrjedhojë të Ramës e SPAK, në Parti.

I pari është agjenti, i koduar BELO, paraqitet si deputet opozitar por ka përhapur në mediat oligarkësh narrativën e SPAK-ut për arrestime dhe hetime, posaçërisht Tërmet Peçit të Tepelenës. BELO nuk është gazetar kronike. Ai është agjent i fshehur. Ai ka folur edhe për shokun Xenit, Agronin e grupit të zjarrit. E patolerueshme.

I dyti është agjenti, i koduar DOKTORI i ri, ka përhapur teza revizioniste për modernizimin e Partisë, duke nënkuptuar dorëheqjen e kryetarit tuaj të dashur Sali Berisha. Këto teza janë të gatuara nga kuzhina e Ramës.

I nderuar z. Berisha agjentët e Sorosit janë në gjirin tuaj dhe duhen demaskuar para shtatorit si grupe armiqësore që devijojnë nga vija e Partisë.

Me respekt, Chim Pecs, senator i distriktit të Kamzasit.

spot_img

Latest articles

Related articles