Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, se si po e kalon verën pas hekurave, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar.
“Asnjëherë më mirë nuk kam qenë me shëndet dhe në formë fizike. I vetmi ‘’problem’’ është se tensioni gjithmonë është 7–11, si në kulmin e dimrit, por edhe të verës. Këto 12 m2 janë edhe palestër edhe bibliotekë edhe studio edhe kuzhinë, pra zakonisht unë në këtë periudhë kam qenë në zonat më malore të vendit duke i eksploruar dhe promovuar ato. Por nuk më mungojnë as këtu. Qelia, harrova të them se, është edhe ekspozitë me fotot e mia në majën e Jezercës, në Dobërdol, Korab, Theth, Shalë, Prevallë, Majën e Çikës, etj. Ndërkohë, stërvitem çdo ditë për të ngjitur Majën e Hekurave sa më parë”, tha Meta.