Objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse që tronditi rrugën “Peti” në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka qenë Elvis Kosova, 39 vjeç, një emër i njohur për Policinë e Shtetit dhe me precedentë penalë.
I njohur ndryshe si “Visi i garave” apo “Visi i makinave të shpejta”, Kosova u arrestua në gusht të vitit të kaluar, pasi dyshohej për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, shkruan A2 CNN.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50, kur një sasi e dyshuar tritoli shpërtheu në portën hyrëse të garazhit të tij, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë disa automjete të parkuara.