“Metën e futën në bodrum, me një batanije të pistë! Me një çarçaf”

spot_img
Advertisements

Avokati Kujtim Cakrani tha në MCN Live se ish-Presidenti Ilir Meta është trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Sipas tij gjatë shoqërimit te burgu 313, Meta është lënë në një bodrum, në mënyrë diskriminuese. Avokati tha se është dashur ndërhyrja e një të paraburgosuri që të bëhej zëvendësimi i ambientit.

“Do bëj publik një fakt që s’e kam bërë publik. Ditën që është marrë masa e sigurimit dhe e kanë shoqëruar në ambientet e burgut Jordan Misja, 313, ata palaçot e kanë vendosur në bodrum, ku në mënyrë diskriminuese i kanë çuar një çarçaf në mes të dimrit, me batanije të palarë, me dritare të hapura, dhe e kanë akomoduar aty. Është dashur ndërhyrja e një të burgosuri që sot ka dalë nga burgu. Ai ka shkuar te drejtori i burgut dhe te dy edukatoret dhe u ka thënë t’u vijë turp që e trajtoni Presidentin e vendit ashtu, dhe dua të shkoj unë te bodrumi i z.Meta, dhe kanë bërë zëvendësimin. Kjo është e vërteta. Për veprimin që hapa telefonin në emisionin tuaj z.Meta është dënuar. Këtu dëmtohet imazhi i këtij shteti terrorist”.

Latest articles

Related articles