Rei Manaj pritet të vazhdojë karrierën te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi klubi ka arritur marrëveshjen me Sivassporin për 2 milionë euro.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë euro neto në sezon, duke u renditur mes lojtarëve më të paguar të Kombëtares, së bashku me Elseid Hysajn dhe Mirlind Dakun, të cilët gjithashtu raportohen me paga që i afrohen 3 milionë eurove.
Manaj kishte edhe një vit kontratë me Sivassporin, por pas rënies së klubit turk nga kategoria dhe përplasjeve mes palëve në fund të sezonit, largimi i tij ishte i pritshëm.