Skandali Bankers: Raiffeisen Bank lëvizi paratë edhe pse llogaritë ishin të bllokuara nga tatimet

spot_img
Advertisements


by Arsen Rusta

Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se pjesë e aferës dhe evazionit fiskal me pasoja të rënda që Bankers i ka shkatuar shtetit rezulton edhe Raiffesen Bank.

weblajm.com mëson nga burime se pjesë e hetimeve që po kryen prokuroria e Fierit për skandalin Bankers, është edhe një banka e nivelit të dytë pasi ka shkelur një urdhër sekuestro.

Nga hetimet ka rezultuar se tatimet kishin bllokuar llogaritë e Bankers për të vjelur detyrimin tatimor. Por Raiffeisen Bank vazhdonte të kryente transaksione dhe lëvizje në llogaritë e Bankers, duke shkelur ligjin.

Si pjesë e hetimeve është edhe një zyrë këmbimi valutor, ku kryheshin këmbime valutash të Bankers në lekë ose anasjelltas.

Lëvizjet e parave në Raiffeisen Bank, e cila nuk duhej t’i prekë ato fonde, drejtoheshin nga menaxheri financiar i Bankers Petroleum, shtetasi Ardit Ferko.

Latest articles

Related articles