Kreu i PLL, Shpëtim Axhami apelon: Nevoja për ti dhënë fund krizës politike në Kosovë!

spot_img
Advertisements

Kosova po kalon momente të padëshirueshme për demokracinë, unitetin dhe të ardhmen e saj, kjo si rezultat i krizës së konstituimit institucional kushtetues pas zgjedhjeve të fundit parlamentare duke filluar me dështimin e njëpasnjëhëm të çdo seance parlamentare që ka lidhje me zgjedhjen e kryetares së kuvendit. Kjo e PAFALSHME për lidershipin e partive politike.

Kosova nuk është thjesht një territor shqiptarë. Ajo është krenaria kombëtare e shqiptarëve kudo ku ata janë, është zemra që ka rrahur ndër shekuj për liri, dinjitet dhe vetëvendosje.

Kosova duhet të kapërcejë interesave politike taktike për të parë të vërtetën në sy dhe zgjidhje për heqjen e sanksioneve të BE, dialogun konstruktiv me vendet e rajonit për çështje me interes të dyanshme dhe partneritetin strategjik me SHBA.

Zgjatja e kësaj krize, vetëm e dëmton Kosovën, sjellë kriza të tjera duke dëmtuar interesin kombëtar e për më tepër rrezikon stabilitetin dhe demokracinë.

Lidershipi i partive politike në Kosovë duhet të tregojnë maturi politike, urtësi në fjalë e sjellje publike, për ti dhënë vendit një qeveri demokratike me një mandat reformash.

Latest articles

Related articles