Nano i bën gol për shalësh Ramës! Humbjen 100 mijë euro e paguajnë tifozët shqiptarë

spot_img
Advertisements

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos.

Në bazë të këtij vendimi përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, që përkon me afatin pesëvjeçar të mandatit të tij të ndërprerë, në vlerën totale prej rreth 100 mijë euro.

Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen. Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”.

Latest articles

Related articles