Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, ka diskutuar mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij kryeministri u ndal të zhvillimet e teknologjisë si edhe te Inteligjenca Artificiale.
Rama tha se shumë shpejt Inteligjenca Artificiale mund të implementohet në qeverisje dhe madje mund të kemi edhe ndonjë ministër Inteligjencë Artificiale.
Sakaq Rama theksoi se ky nuk është synim i qeverisë shqiptare, por ai nënvizoi se është i hapur për bashkëpunime për promovimin e mjeteve të tilla me AI.
“Shumë shpejt AI mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI. Shumë shpejt mund të vijë dita që ti qeverinë ta kesh AI. Shumë shpejt mund të vijë dita që ti ministrin X e ke AI, s’ka as kushëri për të fut në punë, nuk ka as interesa të asnjë natyre që të prishi proceset. Nuk po them që ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi mund ta merrnim përsipër. Jam shumë dakord që në bashkëpunim me ju apo me këdo qoftë tjetër ne të bëjmë promovimin e këtyre produkteve”, u shpreh kryeministri
Pra shpikja e radhës do të jetë qeverisja me inteligjencë Artificiale. Edhe pse të gjithë provat për sjellje të risive i kanë dështuar ai sërish ngul këmbë që të sjellë e të bëjë prova të reja.
Në fakt Rama gjithë qeverinë e tij e ka të mbushur me robotë. Me ministra të nënshtruar dhe të bindur që plotësojnë çdo kërkesë ligjore dhe jo ligjore të shefit të tyre. Pra njëlloj i ka e nuk kuptohet pse do ti ndërrojë.
Një provë është e sigurte që i funksionon, ajo e vjedhjes galopante dhe abuzimit me paratë e pushtetit dhe që SPAK i quan krime intelektuale.