Adoleshenca e partive të reja | ANALIZA nga Andi Kurti

spot_img
Advertisements

nga Andi Kurti

Përplasja e fundit tregon se bashkimet politike të tilla vetëm për inerci dhe pa një thelb ideologjiko-moral, aq më pak kur bëhen në kushte pragmatiste, nuk mund të prodhojnë atë që prisnim
. Bashkimet duhet të vijnë nga një bindje e thellë politike, për të shmangur pikërisht shfaqje të tilla qesharake që fyejnë çdo votues normal!

Koalicioni Shabani-Lapaj nisi si një lëvizje për të rrëzuar sistemin aktual, madje edhe duke u mburrur me 16-17 deputetë që do të bënin “king maker-rin” për të garantuar rrotacionin politik. Por kjo eufori u zhbë direkt pas zgjedhjeve, pasi u mor vetëm 1 mandat, edhe pse koalicioni mori rreth 70 mijë vota në total.

Tani mesa duket oreksi për një mandat i ka lënë në hije parimet dhe deklaratat, se fundja, pushteti është i ëmbël. Po ashtu, në se një forcë politike nuk përmbysh me sukses një premtim të tillë për zgjedhjet, imagjino nëse do të kishin pushtet!

Prandaj, para se të flasim për bashkime të rinjsh (nëse mund të quhen të tillë 40-vjeçarët) duhet të flasim për konsolidim bindjesh në parime dhe moral, si dhe daljen nga adoleshenca politike.
Askush nuk ka nge të lexojë për dy adoleshentë që zihen deri në banalitet!

Latest articles

Related articles