Veliajt i fusin tubin në gojë, i kontrollojnë zorrën e trashë

spot_img
Advertisements

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë për afro dy orë qelinë e paraburgimit të Durrësit për t’iu nënshtruar analizave në një klinikë private në Durrës.

Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila gjithashtu theksoi se Veliaj është rikthyer sërish në qeli.

Burimet thanë se Veliaj ka shfaqur shqetësime shëndetësore me zorrën e trashë dhe për këtë arsye ka bërë edhe kolonoskopinë. Mësohet se Erion Veliaj, për të njëjtin shqetësim, i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kryebashkiaku mbahet në paraburgimin e Durrësit prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u arrestua në zyrën e tij me urdhër të SPAK.

Ai është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave e fshehjes së pasurisë. Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Latest articles

Related articles