Tre ditë aksion| Tatimet: Kemi sekuestruar 20 ton produkte

spot_img
Advertisements

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në tre ditët e fundit në kuadër të aksionit anti-informalitet në të gjithë vendin janë sekuestruar 20 ton mallra, produkte bujqësore dhe blegtorale nga 87 inspektime dhe kontrolle që janë bërë.

🔎Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

📄 Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori

Latest articles

Related articles