Gjykata Antikorrupsion lë në burg ish presidentin Meta, avokati: Janë të kapur me rrogë

spot_img
Advertisements

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për lehtësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për “arrest me burg”.

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, pas vendimit të dhënë sot nga trupa gjykuese.

Meta kërkonte zëvendësimin e masës me një më të butë, si “arrest në shtëpi” apo “detyrim për paraqitje”, duke e cilësuar masën aktuale si të padrejtë dhe me prapavijë politike, por Apeli i Posaçëm konfirmoi masën e sigurisë të vendosur më herët nga GJKKO.

Në përfundim të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, shprehu zhgënjim nga vendimi i gjykatës, duke thënë se arriti të ngrihet në lartësinë e detyrës. Ai tha se Meta qëndron në paraburgim pa arsye, teksa gjykatësit i konsideroi rrogëtarë.

“Kjo drejtësi sot i arreston qytetarët dhe nuk arrin të pëfundojë hetimet. Përpara pyetjeve që kam bërë përse duhet të qëndrojë presidenti në burg, as të dy prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim. Edhe të pyetur nga gjykata ishin të pafuqishëm, nuk kishin një arsye reale. Ne arsyet tona i dimë. Presidenti i Republikës po mbahet në kushtet e paraburgimit jo normale, por në kushtet e persekutimit politik. I janë mohuar të drejtat elementare, telefonatat. Gjykata këto i lejon, këta nuk janë gjyqtarë këta janë rrogëtarë, janë të varur dhe të kapur. Gjykata sot nuk u ngrit dot në lartësinë e duhur”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.

Latest articles

Related articles