PS heq drejtorët Fitues, PD nuk heq drejtuesit Humbës! | ANALIZA

spot_img
Advertisements

Teksa Edi Rama po tund Partinë Socialiste pas mandatit të 4t duke futur administratën në panik për vendim e punës dhe biznesin në vështirësi për ndërtimet paleje; në Partinë Demokratike Sali Berisha bën konferenca për shtyp siç bënte në vitin 2000. 25 vite më pas, Sali Berisha me shumë rrudha dhe halle, angazhohet në një teknikë politike të vjetruar, qesharake, të dalë boje.

Vetëm në PD nuk jepen dorëheqje. Të gjithë janë me mision si Doktori. Luftojnë për Votën e Lirë dhe Demokracinë: Tritani nga 1991, Jozefina nga 1997, Paloka nga 1998 dhe me radhë. Sidomos kryetarja e Gruas, Albana një misionare e hershme, familjarisht.

PD është si pula që i kanë këputur kokën dhe vazhdon edhe për pak kohë të vërtitet kuturu derisa ti mbarojnë energjitë e spazmat. PD është si boksieri që ka ngrënë grusht në stomak dhe mbetet pa frymë derisa të bie Knock – Out. Deputetët e PD fërkojnë me duar e gojë bustin e gjallë të Sali Berishës: të mos ikë! Ai na mban bashkë e gjallë. Skemi jetë pa të…

Latest articles

Related articles