Tatimet përgënjeshtrojnë Muçin: Ambulantët nuk janë të detyruar për faturë

spot_img
Advertisements

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar në lidhje me aksionin për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që shitet pa faturë.

Në reagim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacionin tatimor për mallrat.

“Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë”, thuhet në reagimin e Tatimeve

Latest articles

Related articles