Drejtori i Urbanistikës pallat pa leje në Vlorë, Rama urdhëron Dallandyshen ta konfiskojë

spot_img
Advertisements

Një pallat në ndërtim në qytetin e Vlorës është konfiskuar sot me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se objekti ishte ngritur në shkelje të lejes ndërtimore. Me një akt simbolik, godina u rrethua me shiritin e konfiskimit dhe u shpall pronë e shtetit.

“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Sot do të bëhet konfiskimi i një kuazi-pallati që ka shkelur lejen e ndërtimit,” tha Rama gjatë një mbledhjeje me deputetët e qarkut Tiranë, ndërsa në Vlorë, vetëm pak minuta më vonë, mbërriti kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici.

Pas verifikimeve në terren, Bici deklaroi se ndërtimi kishte devijuar nga leja dhe paralajmëroi se të gjitha rastet e ngjashme do të trajtohen njësoj: konfiskim dhe kalim në pronësi të shtetit.

Por kush qëndron pas këtij ndërtimi pa leje? Sipas burimeve dhe dokumentave pas pallatit fshihet Erjon Amataj, ish-drejtori i Planifikimit Urban në Bashkinë e Vlorës, gjatë kohës kur kryebashkiak ishte Dritan Leli. Emri i Amatajt është përmendur më parë në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të paligjshme.

Pallati në fjalë po ndërtohej nga kompania “Armeer Konstruksion”, pas së cilës qëndron pikërisht Amataj.

Latest articles

Related articles