Durrës, futet në lokal me sëpatë dhe tenton të godasë dy persona!

spot_img
Advertisements

Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kishte shkuar në lokal me sëpatë dhe kishte kanosur dy persona.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.

spot_img

Latest articles

Related articles