Denaj pezullon inspektorët e AKU-së, ngrihet komision vlerësimi me persona që po hetohen nga SPAK

spot_img
Advertisements

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të AKU-së. Në një deklaratë për mediat Denaj tha se ky vendim vjen pas ankesave të rrituara nga subjektete tregtrae të lidhura me ushqimin.

“Në reagim të menjëhershëm të detyrave të ngarkuara dhe duke marrë në konsideratë një rritje të ankesave të subjekteve të tregtimit të lidhura me ushqimin dhe qasjen e trupës inspektuese të AKU-së, mungesës së pajustifkuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e ligjit për inspektimit, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje të detyrave inspektuese , rishikimin e mekanizmit të koordinimit ndërmjet strukturave rajonale e qëndrore për të unifikuara e zbatuar një praktikë në frymë të ligjit, si edhe garantimit të transparencës e standardeve ligjore, kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetet të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara”.

Denaj tha se pas pezullimit do të ngrihet një komision me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili do të vlerësojë inspektorët dhe aplikantët.

spot_img

Latest articles

Related articles