Valë të reja emërimesh në polici, lëvizje drejtuesish në Sarandë e qytete të tjera

spot_img
Advertisements

Policia e Shtetit ka vijuar me ndryshime në nivel drejtuesish në disa komisariate dhe struktura vendore në mbarë vendin, në kuadër të rotacioneve të brendshme për rritjen e eficiencës në punë.

Sipas informacioneve të publikuara nga gazetari Igli Çelmeta, ndryshimet përfshijnë komisariatet e Kurbinit, Gramshit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës, Dibrës, Sarandës, Himarës dhe Cërrikut.

Ajet Bega është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Kurbin, ndërsa Leonard Ndreka do të drejtojë Komisariatin e Gramshit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Krenar Guçe është caktuar si zëvendësdrejtor për Krimet, dhe në Pogradec është emëruar shef i komisariatit Gentian Dedej.

Ndërkohë, në Korçë shef i ri i komisariatit është Faik Ruko, ndërsa Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër. Në Sarandë është emëruar Elvid Shehu në strukturën e Policisë Kufitare. Ferit Merkaj është caktuar shef i Komisariatit të Policisë në Himarë, dhe Kliton Zharri do të jetë drejtues i Komisariatit të Cërrikut.

Këto ndryshime pasojnë rotacionet e fundit të kryera edhe në komisariatet e Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, në kuadër të ristrukturimeve që Policia e Shtetit po ndërmerr në drejtim të forcimit të rendit dhe sigurisë.

Latest articles

Related articles