Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka goditur një grup kriminal të tafikut të drogës nga Amerika Latine, ndërsa lëshoi 13 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë policie.
Gjatë aksionit të SPAK në Shkodër u arrestuan 8 persona, ndërsa në kërkim u shpallën 5 të tjerë.
Raportohet se mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-oficeri i policisë Erion Dani.
Ish-zyrtari i bluve, Erion Dani ka ushtruar detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, por është larguar nga policia.



