Përplasja për Thethin, prokurorja që sulmoi Rama: Jam e shqetësuar

spot_img
Advertisements

Disa ditë pas akuzave të forta që i bëri kryeministri Edi Rama për pushimin e hetimeve për ndërtimet sipas shefit të qeverisë pa leje në Theth, ka reaguar prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli.

Prokurorja i është drejtuar me një shkresë KLP-së, duke i shprehur shqetësim mbi situatën e krijuar dhe kërkon një reagim nga institucioni. “Jam e shqetësuar mbi situatën e krijuar. KLP duhet të reagojë” thuhet mes të tjerash në letrën e saj.

KLP, në mbledhjen e sotme, e ka renditur në listën e kërkesave për shqyrtim por nuk dihet nëse do të ketë ndonjë vendimmarrje. Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu drejtua me një shkresë ILD-së për masë disiplinore.

Latest articles

Related articles