Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.
Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas shkarkimeve masive në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të forta nga Kryeministri Edi Rama për një “vetëpastrim” të thellë në administratën vendore, në funksion të reformës së paralajmëruar për zhvillimin dhe kontrollin e territorit.
Një komision i ngritur pranë Bashkisë së Durrësit pritet të vendosë në ditët në vijim, se cilat prej dorëheqjeve do të pranohen dhe cilët drejtues do të qëndrojnë në detyrë.
Lista e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:
Roni Shqiopa: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
Meme Xhaferaj: Drejtoria e Shërbimit Social
Ardian Gurra: Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare
Oneda Deliallisi: Drejtoria e Auditit të Brendshëm
Ermal Lufo: Drejtoria Ekonomike
Ardian Iljazaj: Drejtoria e Shërbimeve
Valbona Qiriako: Drejtoria e Buxhetit
Lorenc Facja: Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
Lorenc Smajli: Drejtoria e Turizmit
Dhurata Gjoka: Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Robert Dervishi: Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
Alneida Rroshi: Drejtoria Ligjore.