Lirimi i hapësirave| Lita: Pronarë janë të pasigurtë në biznesin e tyre

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar në Euronews Albania aksionet e fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, duke theksuar se kjo ka sjellë pasiguri te pronarët e bizneseve.


  • Lita bëri të ditur se aksioni ka nisur si një test provë, duke u nisur nga stadiumi ‘Air Albania’, ku u tha se heqja e tavolinave dhe pajisjeve të bizneseve ishte e nevojshme për çështje sigurie për ndeshjet.

Ai përmendi gjithashtu situatën në zonën e Delijorgjit, ku u bllokuan të gjitha aktivitetet e bizneseve dhe punëtorët u detyruan të mbyllnin dyert pa asnjë paralajmërim. Lita theksoi se kjo ka lënë rreth 300 punëtorë pa punë.

“Pjesa e aksioneve ka filluar me një test provë që u bë në stadiumin ‘Air Albania’ që u tha se duhej për çështje sigurie për ndeshjen teksa bizneset u detyran të heqnin tavolinat dhe gjithçka çfarë kishin, derisa kuptuan arsyen e vërtetë.

Sot u rebeluan në zonën e Delijorgjit, i bllokuan të gjitha gjërat brenda, i lanë dhe u thanë prishini ju se ne nuk kemi më punë. Janë gati 300 punëtorë të këtyre bizneseve që kanë ngelur pa punë sepse pronarët u shprehën se nuk mund të punojnë kështu siç vinë ata pa paralajmërim.

Mendoj se ka filluar diçka shumë serioze me pronarët e bizneseve që janë të pasigurtë në pronën e tyre apo në biznesin e tyre, sepse vjen një e papritur dhe thonë hiqini se ka urdhëruar kryeministri nga një mbledhje në bashki”, tha Lita.

Latest articles

Related articles