Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë së Fierit në lidhje me hetimet për kompaninë Bankers Petroleum.
Sipas Berishës sa i përket periudhës 2006-2013 Bankers ka paguar të gjitha detyrimet qindarkë më qindarkë, ndërsa u shpreh se Prokuroria ka mashtruar në mënyrë të turpshme në lidhje me hetimet për këtë periudhë.
“Gjatë periudhës sonë ka paguar qindarkë më qindarkë. Është e turpshme që për interesa mafioze të bëhen skupe mediatike. Ju jeni gazetarë investigativë, i keni të hapura tatimet, shkoni merrni librat dhe shikoni, mos të përdoret media si shpatë gjobëvënëse. Ata që zgjodhën ta përdorin si të tillë ta shohin sa ka paguar.
U them shqiptarëve që për periudhën 2006-2013 prokuroria ka mashtruar në mënyrën më të turpshme se kompania ka paguar qindra miliona euro për periudhën që unë flas, ka paguar 70% të të gjithë renteve të industrisë nxjerrëse. Pas 2013 e pas nuk kam asnjë të dhënë”.