Nga spiunazhi te lufta hibride, FRANCE 24 ka hetuar një kishë ortodokse ruse në Suedi, në distriktin Hasslo pranë qytetit Vasteras që dyshohet se është një platformë për inteligjencën ruse pranë një ish baza ushtarake.
Dega suedeze e Patriarkanës së Moskës filloi të tregonte interes për territorin e Hasslo-s në vitin 2012. Për herë të parë që kur kisha u vendos në Suedi në vitin 1992, ajo njoftoi se po ndërtonte kishën e saj në vendin nordik.Kongregacioni i Vasteras, i cili në atë kohë kishte vetëm rreth 100 anëtarë, ishte përfituesi me fat. Dhjaku i saj i atëhershëm, Pavel Makarenko, premtoi një kishë luksoze të ndërtuar në traditën e vërtetë ruse.
Nuk dihet shumë për 68-vjeçarin Makarenko përpara se të transferohej në Suedi në vitin 1990, ku që atëherë ka jetuar një jetë diskrete me gruan dhe vajzën e tij në një periferi të Stokholmit.Në fillimet e projektit të kishës, Makarenko nuk pati problem të fliste me median, por pasi u përball me pyetje në lidhje me financimin e kishës, lidhjet e kontraktorit të ndërtimit me krimin e organizuar dhe kontaktet e tij të dyshuara me shërbimet e inteligjencës ruse, ai filloi të mbante një profil të ulët. Në vitet e fundit, ai është kapur në kamera vetëm disa herë dhe kurrë vullnetarisht.
Ky hetim i France 24 tregon se si Presidenti rus Vladimir Putin dhe Patriarku i Moskës Kirill po e përdorin Kishën Ortodokse Ruse për të zgjeruar ndikimin e tyre në Suedi. Hetimi i ekipit tonë u përqendrua në kishën Vasteras, e vendosur pranë një aeroporti strategjik.