Qeveria dhe deputetët duhet të kenë kujdes me deklaratat kundër Bankers. Ne rrezikojmë të gjobitemi me qindra miliona dollarë ose euro vetëm nga deklaratat populiste dhe joprofesionale. Disa këshilla për të ndihmuar në parandalimin e varfërimit të taksapaguesve shqiptarë nga pozicionet dhe deklaratat populiste.
- Urime mirenjohese prokurorisë së Fierit për nisjen e një hetimi penal kundër kompanive private, pavarësisht se sa të mëdha apo të fuqishme janë ato.
- SPAK eshte i vonuar te nis hetimin e gropës më të zezē dhe me te madhe post viteve 90, ne politiken dhe ekonomine shqiptare qe eshte falimentimi i pershpejtuar i Rafinerise se Ballshit.
- Hetimi nuk nenkupton fajësi, prandaj deklaratat duhet të jenë shumë të qarta.
- Ekzistojnë kompani konsulence për mbrojtjen e investitorëve të huaj që “mezi presin” raste abuziviteti të qeverive kundër kompanive private vendase dhe te huaja. Konsulenca e tyre u sjell fitime të konsiderueshme.
- Kompanitë e mëdha kanë fuqinë ekonomike për t’i paguar këto kompani.
- Nga deklaratat e papërgjegjshme të qeverisë së PD-së ndaj projektit tonë me GE-në për trenin elektrik Tiranë-Durrës në vitin 2005, (ne 2009 do te ishte efektiv, pra kem i humbur rreth 20 vite)
vetëm se qeveria e PD-së fillimisht premtoi ta zgjeronte atë deri në Kavajë dhe më pas u justifikua se nuk mund ta bënim sepse
midis qeverise shqiptare dhe GE kishte elemente korruptive.
GE ngriti një padi ndërkombëtare kundër qeverisë së Berishës për cenim të kredibiliteti publik qeveria Berisha u gjobit me 21 milionë dollarë.
Pra 21 milion dollare te taksapaguesve te varfer shqiptare shkuan per te paguar gjoben.
7.1 Nuk ishte e vërtetë që Bankers nuk ka paguar asgjë në buxhetin e shtetit.
7.2 Forma kryesore e përfitimit të fitimeve në rastin e shfrytëzimit të burimeve natyrore nga kompanitë private është taksa e rentës minerare, pra për çdo ton nafte bruto te nxjerr nga “Bankers” , Shteti shqiptar Albpetrolit, që krijoi dhe zbatoi këtë koncesion, ka marrë një pjesë të prodhimit në natyrë,
7.3 e cila lehtësisht, me çmimet përkatëse për çdo vit, ka qenë një pagesë nga Bankers dhe çdo kompani tjetër në shfrytëzimin e burimeve tona natyrore;
8.1 Kontrata koncensionare per vendburimet e naftes eshte bere me asistence teknike ligjore dhe profesionale nga Banka Boterore / IFC, Korporata Financiare Nderkombetare.
8.2 Kontrata eshte ratifikuar nga Kuvendi i Shqiperise.
8.3 IFC garantoj se perqindjet e ndarjes se prodhimit te nates bruto midis Albpetrolit dhe “Bankers” bazoheshin ne pervojat dhe raportet me te mire.
8.4 Alpetrol dhe Bankers , veçmas, duhet pa vonese t’u ofrojnë sa më shpejt të jetë e mundur transparencë taksapaguesve shqiptarë në lidhje me shumën e të ardhurave dhe vlerat respektive për çdo vit të kontratës së koncesionit, e cila është duke u përfunduar aktualisht.
- Hetimi duhet të jetë thellësisht profesional pasi kompanitë më të mëdha në botë kanë ekspertët më të mirë tatimorë që dinë shumë mirë se si të përfitojnë nga shmangia e taksave, e cila është thelbësisht e ndryshme nga evazioni fiskal.
- Presidenti Trump deklaroi me krenari se kishte shmangur 726 milionë dollarë taksa dhe nuk ishte dënuar kurrë për evazion fiskal.
11.1 Qeveria Rama abuzoi me autoritetin e saj sapo erdhi ne pushtet për të bllokuar në mënyrë të njëanshme llogaritë e kompanisë Bankers, kur ligji për mbrojtjen e investimeve e bën të detyrueshme që kur lind një problem midis një kompanie investitore dhe administratës tatimore, doganave dhe institucioneve të tjera – palët kanë rënë dakord që ato duhet të percaktojne eksperte te pavarur,
11.2 ndërsa bllokimi i llogarive ne menyre te nje anshme nga agjensite qeverita kunder bizneseve private, i cili në disa raste mund të çojë në ndërprerjen e investimit – është i ndaluar.
- Në këtë rast, Bankers fitoi gjyqin kunder qeverise shqiptare ne gjykatën ndërkombëtare, dhe
gjoben ne 36 milion euro e taksapaguesit shqiptarë.
- Qeveria e fshehu këtë gjobë të rëndë duke bërë një marrëveshje që qeveria fal gjoba dhe penalitetet që Bankers kishte ndaj DPT deri sa shuma e gjobes:
- Taksave shqiptarë aktualisht po paguajnë gjobën e rëndë të gjykatave ndërkombëtare për çështjen Becetti – pikërisht për mbylljen me urdher administrative te TV AGON dhe deklaratat e papërgjegjshme të qeverisë ndaj biznesmenit italian.
15.E kuptoj por nuk e mirekuptoj dot per shkak te riskut te kostove gjyqesore te renda qe populistet do te mbysin emisionet televizive duke akuzuar kedo.
- Por ky populisem i parapelqyer nga qeveritare dhe politikane nuk e zgjidh debatin se kush jane te korrupruarit, ne cdo strukture qeveritare dhe agjensi pergjegjese per koncesionet.
17.Te leme SPAK dhe Prokurorite te bej punen e tyre sa me profesionalisht dhe larg cdo presioni popuiliste.
Te kerkojme te thellohen hetimet per mbylljen e pershpejtuar te Rafinerise se Ballshit
Te hetohen te gjithe koncensionet dhe partneritetet publike private preferfenciale.
Dite te mbare