Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një komunikimi publik ka vë në dukje se Kinemaja e Laprakës ishte lënë në mëshirë të fatit prej 50 vitesh – një gërmadhë e pa vlerë dhe asnjë nuk kishte vënë dorë, as Brojka, as Rama e as Basha.
Kinemaja e Laprakës ishte lënë në mëshirë të fatit prej vitesh – një gërmadhë e pa vlerë, edhe pse dikur, në vitet ‘70, ishte projektuar nga arkitekti Maks Velo. 🎥
Rikonstruksioni i saj dhe vënia në funksion të plotë ishte një premtim që e mbajtëm për Maksin, por edhe ia kthyem banorëve të Laprakës si një hapësirë e re, që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës.🎞️🧑🧑🧒🧒
Sot ajo mban emrin “Maks Velo” dhe jam krenar që ia kthyem Tiranës. ❤️
