“Më ftoni në shtëpi, do ndajmë edhe një kafshatë bukë” – Lapaj tur në Shqipëri

spot_img
Advertisements

Në zgjedhjet e 11 majit morën 75 mijë vota dhe 1 deputet. Por nuk është koha për ankesa. Kreu i “Shqipëria Bëhet” , Adriatik Lapaj, ka shpallur nismën tjetër për t’i bindur shqiptarët për forcën e tij politike. Në një postim në facebook, Lapaj shprehet se do të jetë në çdo cep të Shqipërisë e për të takuar cilindo që dëshiron të pijë një kafe me të apo dhe ta ftojë në shtëpi për të ndarë një kafshatë bukë.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që t’i shkruajnë mesazh në rrjetet sociale dhe të takohen qoftë për një bisedë, për një kafë apo dhe në vendin e punës, për të ndarë problemet dhe vështirësitë e jetës së përditshme.

“Do vijmë te ty! Çdo ditë do të jetë një rrugëtim për të takuar secilin prej jush, kudo ku jetoni, në çdo cep të atdheut. Do të udhëtoj për të qenë pranë kujtdo që më fton. Diku do takoj një njeri, diku dy, tre, katër a pesë. Diku do pimë një kafe. Kur të më ftoni në shtëpi, do ndajmë edhe një kafshatë bukë. Diku do takohemi në vendin tënd të punës, ku do të më tregosh si e fiton jetesën dhe me çfarë vështirësish përballesh. E diku tjetër, gjatë rrugës, do kuvendojmë në odat e traditës. Dua të mësoj nga ju çdo problem që përballeni, dhe t’i jap zë sa më shumë të mundem”, shkruan Adriatik Lapaj.

Latest articles

Related articles