Skandal në repartin FNSH Tiranë. Elita e Policisë pa ujë dhe kushte minimale!

spot_img
Advertisements

nga Igli Çelmeta

Një nga repartet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Tiranë, ndodhet në një situatë të turpshme që flet për degradimin total të sistemit. Efektivët e këtij reparti elitar detyrohen të mbushin ujë me bidona, për të përballuar mungesën në dhoma dhe tualete. Po, pikërisht! Në vitin 2025, në mes të Tiranës, policët nuk kanë ujë.

Sipas burimeve nga brenda repartit, uji vjen vetëm nga ora 07:30 deri në 12:00 të mesditës. Pjesën tjetër të ditës, efektivët mbeten pa ujë, një realitet që jo vetëm është poshtërues, por edhe rrezikon seriozisht higjienën dhe shëndetin e tyre. Ky skandal zyrtarisht mbulohet me heshtje.

Ironikisht, ndërsa qeveria dhe drejtues të Policisë së Shtetit flasin për standarde europiane, realiteti është dramatik. Pavarësisht premtimeve për bonuse pas zgjedhjeve dhe samitit, efektivët u mashtruan sërish. Jo vetëm që nuk i morën shpërblimet, por tani nuk kanë as ujë.

Mjaft më me propagandë! Është koha për përgjegjësi, reagim dhe siguri minimale për ata që shërbejnë çdo ditë për rendin dhe sigurinë tonë.

spot_img

Latest articles

Related articles