“Po pi një kafe në Romë, para rrëzimit të regjimit” – Murrizin e kritikojnë “shokët” e partisë për jetën luksoze

spot_img
Advertisements

Pas përfundimit të rinumërimit, Myslim Murrizi ka bërë një udhëtim në Romë, ndërsa ka bërë dhe një postim ironizues.

“Pasi u “qetesua” situata politike nga rinumerimi dhe u arrit “objektivi” duke korrur nje “fitore historike” i thashë vetes a ta pi nje kafe ne Rome me rastin e marteses per herë te dyte te Jeff Bezos para se te fillojë “lufta” per permbysjen e madhe te regjimit te Zeqiduros ne shtator”, shkruan fillimisht Murrizi, ndërsa ka postuar një foto duke pirë kafe në Romë.

Por me sa duket, kjo foto ka shqetësuar shumë demokratë, sa që Murrizi ka bërë një reagim të dytë, ndërsa kthehej për në Shqipëri.

“Meqe dasma e Bezzos do zgjasi si dasma e Malos, une nuk mund te rrija nje jav ne dasem.

Deri ketu erdha por per ne ballon me duket se nuk po ma mban.

Dy foto nuk hedh me kurre se me “kritikuan” disa “shokë” ashper dje.

Kafe nuk behet fjale te pi më se me “kritikuan” rende fare jo pak “shokë” dhe “shoqe” te partisë, organizates se frontit, bashkimet profesionale, organizates se rinisë dhe bashkimit te gruas se kisha “gabuar” keq fare dhe kisha shkelur vijen e masave duke “reklamuar” jete borgjeze ne vendet kapitalisto-revizionisto dhe po i beja reklamë Italisë fashiste

Ps: Miqesia virtuale te nderuar miq eshte pa imponim dhe e pranojme njeri- tjetrin ashtu siç eshte dhe nese duam ta pranojme pa kushte e pa i kerkuar llogari njeri tjetrit per fotot apo postimet qe ben

Po na pelqyen mund ta shohim, po kemi koh dhe deshirë mund t’i bejme komente njeri- tjetrit.

Po na bezdis kjo “miqesi” mund t’i rrasim nje bllok dhe te shikojme terezin se une nuk kam ndermend te marr leje kurrë se sa foto hedh, çfar fotosh hedh, çfare shkruaj e çfare postoj e me jua thene drejt e troç fare as ma ndjen e as me plas fare se merzitet njeri nga liria imë, se ne kete jete jemi te gjithë kalimtare dhe jeta eshte shum e shkurter per te jetuar ne ate menyre qe te “kenaqesh” dynjane duke privuar veten”, shkruan Murrizi

Latest articles

Related articles