Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, janë konfiskuar 14 pasuri të Marsel Aranit i dënuar për pastrim parash. Bëhet fjalë për biznes, apartament dhe makina.
“Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë, provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme.
Pasuritë e blera janë përfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qira automjetesh”, sqarohet më tej në njoftim.
U konfiskuan pasuritë e mëposhtme:
– Apartament në qytetin e Durrësit;
– Automjet Mercedes Benc;
– Automjet Suzuki Grand Vitara;
– Automjet Volksëagen;
– Automjet JEPP;
– Automjet Fiat Marea;
– Automjet Maserati;
– Automjet BMV;
– Automjet Mercedes Benc;
– Automjet Audi SQ7;
– Automjet Volkswagen:
– Automjet Volkswagen;.
– Motomjet Motor BMV; dhe
– Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhenie mjetesh me qera, në qytetin e Elbasanit