Pas shpalljes fajtor dhe dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është shtruar në spital. Ai ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit të burgut.
Goro është dënuar me 2 vite e 20 ditës për veprën penale, shpërdorim detyre në lidhje me aferat e pronave dhe falsifikimit të dokumentave në zonën bregdetare të Himarës dhe plazhin e Gjilekës.
Nga spitali i burgut, Goro ka bërë ankim, duke kërkuar lirimin dhe pafajësinë e tij. Përmes avokatëve, ai ka paraqitur ankimin në Gjykatën e Apelit.