Primo Shllaku provokon: Gegët nuk janë fort të talentuar për politikë

spot_img
Advertisements

Shkrimtari Primo Shllaku diskutoi në studion e “Arnautistan” me gazetarin Mustafa Nano mbi letërsinë dhe dialektin gegë. Shllaku tha se Koliqi, Migjeni dhe Kuteli e çuan letërsinë shqipe në lartësinë e letërsisë europiane.

Temat e mia të larmishme i kanë rrënjët te metafizika e njeriut që në gjuhën e përditshme i themi shpirti. Por metafizika është ai sherr që ka filluar ta zbulojë Koliqi me analizën e tij. Unë mund të them që në kohën e Koliqit dhe Migjenit, letërsia shqipe u vu në një hap me letërsinë europiane. Psikanaliza thyente rekorde në të gjithë letërsinë europiane të pjesës së parë të shekullit XX e shohim të ulur njësoj edhe të Koliqi e Kuteli.

Duke u ndalur te raportet mes Jugut dhe Veriut, Shllaku tha se Veriu nuk ka prodhuar talente në politikë.

Gegët për politikë nuk po janë fort të talentuar. Qysh me Zogun, ne nuk kemi nxjerrë më politikanë. Gegët nuk kanë nxjerrë më politikanë E shoh që nuk dinë me lobu, janë të trembun mbas 35 vjetësh nga bulurima e Enver Hoxhës, kujtojnë se është prapë aty. Pavarësisht se bishti i tij aty është. Kjo është fatkeqësi.

Ne na duhet me pasë shumë qeveri në xhep. Ra kjo qeveri, vjen qeveria tjetër që i ka më të përgatitur anëtarët e saj. Kjo nuk po ndodh.

Duke u ndalur te krijimtaria e tij, Shllaku rrëfeu arsyen pse shkruan në gegnisht.

Unë i hedh skenat. Kam një ide. Problemin e madh e kam me gjetë titullin. Titulli është organizuesi më i mirë dhe më çon deri në fund. Pra, unë gjej shtyllën kurrizore.

Shpeshherë vuaj për titull dhe asnjë prej titujve që më vijnë nuk i përshtaten, atëherë i vë një numër dhe e lë anonime. Titulli duhet të jetë një esencë e asaj. Por kur t’i nuk e gjen, atëherë i vë një numër.

Le të paragjykohem. Unë kam marrë përsipër me shkru mirë. Në qoftë se ia arrij, e kam kalue vaun. Kur teksti është gegnisht, atëherë fjalët e gegnishtes futen organikisht, e kanë vendin aty. Nuk ke nevojë ti me gërmu malin e me hapë truall për shtëpinë e re. Hyn natyrshëm.

Transhendeca e gjuhës është fuqi e madhe që e çon trotuarin. E bën si mullar. Gjuha ka një fuqi jashtëzakonishtë të madhe. Sidomos kur ka një trashëgimi të madhe mbrapa dhe ka dhënë kryevepra, është vështirë me ia pre kokën, se është qafë e trashë.

Tanë problemi është me shkru bukur. Shqiptarët lexojnë edhe në gjuhë të huaja, jo ma në gjuhën e vet. E ka ditë Vlona Gjergj Fishtën përmendsh në 1930. Ka qenë turm që një toksë më thanë nuk e kuptoj. Na kemi komuniku normalisht njeni me tjetrin.

spot_img

Latest articles

Related articles