Me rritjen e temperaturave, qytetarët e Tiranës zgjedhin të frekuentojnë Parkun e Liqenit të Tiranës, mirëpo mbrëmjen e djeshme ata janë përballur me një ‘mysafir të paftuar’.
Një gjarpër është filmuar nga qytetarët teksa ‘shëtit’ i pafrikësuar në rrugë, duke vënë në rrezik jetën tyre. Në video shihet teksa gjarpri kalon rrugën dhe duke u drejtuar për në shkurret në brendësi të parkut. Edhe qytetarë të tjerë kanë parë lëvizja përgjatë parkut.
Për këtë arsye:
Në zonën e Liqenit të Tiranës ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si për veten ashtu edhe për kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë.
Qytetarëve iu rekomandohet:
- Të shmangni shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara.
- Të mbani qentë të lidhur me lashë. • Të mos lejoni fëmijët të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur.
Ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër.