Një ditë pas verifikimit të fletëve të votimit të Gramshit dhe Peqinit ka nisur rinumërimi i votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.
Do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial. Prezentë janë Ilir Alimehmeti dhe Franc Nurti të PD-së, Erald Kapri i Partisë Mundësia, por edhe Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.