“Ferma e fluturave” – Sipërmarrje unike e të riut në fshatin Mjedë

spot_img
Advertisements

Në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, një i ri 26-vjeçar ka ngritur një sipërmarrje të veçantë, “Fermën e fluturave”.

Marko Prendi djaloshi 26-vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur një sipërmarrje unike, “Fermën e Fluturave’’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan. Prendi i diplomuar për Biologji Mjedisi, ka ditur të kombinojë më së miri profesionin e tij me biznesin që ka hapur, duke rritur 1500 flutura brenda një kopshti përrallor, të cilin synon ta zhvillojë më tej si një destinacion modern për turizëm, edukim dhe kërkim shkencor.

Sipas biologëve në vendin tonë janë 205 lloje fluturash dhe më e bukura prej tyre mban emrin “Danaus chrysippus” dhe gjendet më së shumti në zonën e Karavastasë.Fluturat janë terapi për njerëzit. Për fëmijët ato janë ilaç dhe nxitës i ndërgjegjes në zhvillimin mendor. Ashtu si bletët, ato janë përgjegjëse për vazhdimësinë e jetës në tokë. Falë pllenimit të luleve ato realizojnë frutifikimin dhe shtimin e bimëve.

Latest articles

Related articles