Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i përfshirë në përpjekje për të ndërmjetësuar paqen mes Izraelit dhe Iranit, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm. Përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, Trump u shpreh optimist për një marrëveshje të mundshme.
“Së shpejti do të kemi paqe mes Izraelit dhe Iranit. Janë bërë shumë takime dhe telefonata,” shkroi ai, duke shtuar se nuk i njihet kontributi, por “populli e kupton”.
Në përpjekje për të theksuar aftësitë e tij diplomatike, Trump kujtoi ndërhyrjet e mëparshme në konflikte të ndryshme, mes tyre edhe rastin e Kosovës dhe Serbisë.
“Gjatë mandatit tim, Serbia dhe Kosova ishin pranë një konflikti të ri. Unë e ndala atë,” tha ai, duke iu referuar marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020, e cila synonte bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Ai përmendi gjithashtu ndikimin e SHBA-së nën drejtimin e tij në çështjet e tensionuara mes Egjiptit dhe Etiopisë për lumin Nil, si dhe midis Indisë dhe Pakistanit.
Trump nuk kurseu kritikat ndaj presidentit aktual Joe Biden, të cilin e akuzoi për prishjen e ekuilibrave të arritur gjatë administratës së tij