Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar së fundmi disa operacione ku u bë i mundur çmonitimi i një bande kriminale shqiptare. Mësohet se operacioni u përmbyll me 26 arrestime. Sipas njoftimit të policisë spanjolle për këtë operacion janë kryer 47 kontrolle, një në Tarragona dhe të tjerat njëkohësisht në Shqipëri.
Një laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara u çmontua gjithashtu në Kosovë. Rrjeti kriminal ishte gjithashtu i përkushtuar ndaj shpërndarjes së dokumentacionit të rremë midis organizatave kriminale të dedikuara për kryerjen e grabitjeve, trafikimit të armëve dhe trafikimit të drogës.